Monika Zguro, ku është sot ish-Miss Albania?

Monika Zguro është një nga miss-et shqiptare, që, megjithëse nuk e vazhdon më angazhimin në fushën e modës, spektakleve dhe televizionit, ruan pamjen prej miss-i. Jo thjesht sepse sytë e bukur ngelen gjithmonë të njëjtët, por edhe sepse ajo vazhdon të ketë po ato flokë të gjatë të errët dhe të njëjtën elegancë në linjat e saj trupore, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

Po ku është sot Monika Zguro e shpallur Miss Albania në vitin 1993? Siç mund ta keni dëgjuar dhe më parë, ajo për disa vite ka qenë pjesë e administratës shqiptare, ku ishte punonjëse e Ministrisë së Jashtme dhe më pas është angazhuar për disa vite në Konsullatën shqiptare në Greqi dhe tashmë në Itali.

Sa për pamjen, edhe pse i ka mbushur tashmë 45 vjeçe, vazhdon të jetë po aq e bukur dhe elegante, e ngjashme me supermodelet më të njohura botërore. Me siguri, në zyrat e diplomacisë apo aktivitetet zyrtare, dyshohet, edhe pa e ditur, që Monika ka një prejardhje Miss-i.

ff1f40505ffb32aab1ea42d9dc049121

 

7a8c4499a58b3739d5f2332455ee201b

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button