OBSH: Ndotja çdo vit mbyt 540 fëmijë në Maqedoni, ndërsa 1.7 milionë në botë

Mjedisi i ndotur mbyt 1.7 milionë fëmijë të moshës nën pesë vjeçare, tregon raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

Në Maqedoni në 100.000 banorë, 27 fëmijë të moshës nën pesë vjeç kanë vdekur si rezultat i ndotjes.

Duke llogaritur numrin e përgjithshëm të banorëve në vend (rreth 2 milionë banorë), kjo do të thotë se te ne 540 fëmijë të moshës nën pesë vjeç në vit e humbin jetën për shkak ndotjes.

Në raportin e OBSH-së shtohet se një nga katër raste të vdekjeve te fëmijët të moshës nën pesë vjeçe atribuohen në ndotjen e ajrit dhe ujit dhe në kushtet e këqija sanitare. Shkaqet më të shpeshta për vdekje te fëmijët janë diarea, pneumonia dhe malaria.

Sipas OBSH-së, çdo vit 570.000 fëmijë të moshës nën pesë vjeçe vdesin nga infeksionet respiratore që shkaktohen nga ndotja e ajrit.

Çdo vit 361.000 fëmijë vdesin nga dijarea, për shkak higjienës së dobët dhe qasjes së kufizuar për sigurimin e ujit për pije.

“Mjedisi i ndotur është vdekjeprurës, veçanërisht te fëmijët. Zhvillimi i tyre në organet dhe sistemi imunitar, si dhe volumi më i vogël në rrugët e frymëmarrjes, i bën të prekshëm nga uji dhe ajri i pistë”, deklaroi drejtori i ) OBSH-së, Margret Çan

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button