Moti në Maqedoni me ndryshime drastike

Moti në Maqedoni deri të premten do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë edhe reshje të borës. Veçanërisht më shumë reshje pritet të ketë në pjesët perëndimore dhe lindore të vendit, njofton Portalb.mk.

Gjithashtu do të fryjë erë veriperëndimore, më shumë në pjesët perëndimore të vendit. Temperaturat do të lëvizin prej 8 deri 17 gradë celsius.

Në Shkup dhe në rrethinë do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë deri 17 gradë celsius.

Prej sot deri të enjten do të ketë reshje të shiut dhe të borës në vendet malore në Maqedoni, dhe do të ketë rënie të temperaturave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button