Shqiptari në garë për lojtarin e muajit në Zvicër

Albian Ajeti është një prej emrave që po mahnit në Zvicër në këtë sezon dhe për të nuk mungojnë vlerësimet më të mëdha që nga momenti kur vendosi të veshë fanellën e St. Galen, njofton Panorama, përcjell Portalb.mk.

Golat e vëllait të Arlind Ajetit, kanë bërë që klubi të largohet nga zona e ftohtë e klasifikimit dhe normalisht që ai është kthyer në një nga personazhet e momentit në Zvicër.

 

Tre gola në 4 ndeshjet e luajtura në muajin shkurt kanë bërë që Ajeti të përfshihet nga “Blick” mes kandidatëve për lojtarin më të mirë të muajit, në një sondazh i cili votohet nga vetë tifozët.

Rivalët e Ajetit janë Eljonusi dhe Janko të Bazelit, Asale i Jang Bojz dhe Akolo i Sion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button