Lazio mbetet në top-katërshe

Lazio ka mposhtur Bolognan 2 me 0 si mysafire për fitoren e tretë rresht dhe për të mbetur në top-katërshe të tabelës në Serie A.

Ciro Immobile me dy gola në minutat 9 dhe 74 i dha fitoren e 16-të sivjet romakëve.

Lazio ka 53 pikë pas 27 ndeshjeve, katër më pak se Napoli që është i treti në tabelë e gjashtë më pak se Roma që është e dyta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button