Ja pse ata që udhëtojnë me avion duhet të kenë gjithmonë një top tenisi me vete

E dimë që nga aksesorët shtesë ato që preferojnë të gjithë janë kufjet e muzikës, ose një libër. Megjithatë një studim ka rezultuar ndryshe nga ç’prisnim. Sipas studiuesve pra edhe disa specialistëve, udhëtarët duhet të kenë në çantën e tyre të udhëtimit edhe një top tenisi, sidomos ata që udhëtojnë për shumë orë.

Fluturimet gjithmonë kanë pasoja të menjëhershme në trupin e njeriut, për shkak të lartësisë dhe presionit. Mpirja dhe fryrja e gjymtyrëve është një nga dukuritë e para që shfaqen, e më pas dhimbja në mes e në qafë. Ndaj në vend të t’i kërkoni shoqëruesit tuaj t’ju bëjë masazh, me topin e tenisit mund të masazhoni vetë pjesët ku ndieni shqetësim me lëvisje të rrumbullakëta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button