Shkupi dhe Shkëndija ndanë pikët

Derbi i javës së 21 është luajtur në Tetovë ku janë takuar Shkëndija dhe Shkupi. Skudra nga Shkupi edhe një herë ka treguar se është ekip i papërshtatshëm dhe se pikërisht ekipeve të kreut u ka nxjerrë shumë telashe. Ndërkohë skuadra e Shkëndijës nuk ka arritur të shfrytëzojë gabimin e Vardarit, e cila humbi 2:1 nga Pobeda.

Kuqezinjtë në derbin shqiptar me Shkupin, përkundër përpjekjeve të mëdha, nuk arritën të shkojnë më shumë se barazimi pa gola dhe gjithçka arritën të bëjnë ishin rastet dhe një goditje e Besart Ibraimit që përfundoi në transversale. Edhe djemtë e trajnerit Ardian Nuhiu me sukses ndalën sulmet e vendasve, ndërsa nga ana tjetër kërkuar në disa raste më kundërsulme të nxjerrin edhe fitoren.
Me këtë pikë të fituar Shkëndija tani ka gjashtë pikë më pak se Vardari, ndërsa Shkupi tani është në pozitën e tetë.

Skuadra e Vardarit edhe pse kishte epërsi me rezultat 0:1, në fund pësoi disfatë nga Pobeda me 2:1, ndërsa hero te skuadra nga Prilepi ishte Cvetanovski, i cili shënoi dy gola në pjesën e dytë. Pelisteri ka arritur fitore të rëndësishme në transfertë me Makedonija Gj.P., me 2:1, ndërsa pa fitues ka përfunduar edhe ballafaqimi mes Bregallnicës dhe Sileksit 3:3. Të shtunën, Rabotniçki dhe Renova u ndanë në paqe, duke luajtur pa gola.
Rezultatet: Rabotniçki – Renova 0-0, Bregallnica – Sileksi 3:3, Makedonija Gj.P. – Pelisteri 1-2, Pobeda – Vardari 2-1 dhe Shkëndija – Shkupi 0-0.

Tabela: Vardari 47 pikë, Shkëndija 41, Pelisteri 36, Rabotniçki 33, Renova 28, Sileksi 28, Pobeda 19, Shkupi 18, Mak.Gj.P. 16 dhe Bregallnica 12. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button