Të paktën 110 njerëz vdesin nga uria brenda 48 orëve në Somali

Të paktën 110 persona kanë vdekur nga uria dhe sëmundjet e shkaktuara nga uji në 48 orëve të fundit në rajonet jugperëndimore të Somalisë, Bay dhe Bakol, ka njoftuar kryeministri i Somalisë, Hassan Ali Khaire.

Në një konferencë për media në Mogadishu, Khaire njoftoi se të paktën 110 persona vdiqën në dy ditët e fundit, transmeton Express.

“Siç kam njoftuar sot, të paktën 110 persona, kryesisht fëmijë, kanë vdekur në 48 orët e fundit në Bay dhe Bakol, për shkak të urisë dhe sëmundjeve të shkaktuara nga uji, siç është kolera,” ka thënë Khaire.

Më 28 shkurt, presidenti i Somalisë Mohamed Abdullahi Farmajo, tha se vendi po vuante nga një thatësirë e madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button