Obama kundërshton pretendimet se ka përgjuar telefonatat e Trumpit

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka hedhur poshtë pretendimet se ka përgjuar telefonatat e presidentit të ri, Trump, para zgjedhjeve presidenciale, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Obamës, Kevin Lewis, ka bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me mesazhin e publikuar në Twitter nga Trump se “Kam mësuar se Obama pak para fitores ka përgjuar Trump Tower.”

Në deklaratën e tij, Lewis është shprehur se “Presidenti Obama dhe asnjë zyrtar nga Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë ndonjë urdhër për përgjimin e asnjë qytetari amerikan. Mendimet jashtë kësaj janë të gabuara.”

Në deklaratën ku Lewis vë në dukje se pretendimet e Trumpit janë pa bazë, ka thekuar se “Një nga rregullat themelore të qeverisë Obama ka qenë në drejtimin se asnjë prej zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë nuk është përfshirë në ndonjë hetim të kryer nga Departamenti i Drejtësisë.”

Në mesazhin e publikuar në llogarinë e tij në Twiter, Trump duke vënë në objektiv Obamën ishte shprehur se “Shumë keq. Kam mësuar se Obama pak para fitores ka përgjuar Trump Tower. Nuk është gjetur asnjë gjë. Si ka mundësi që presidenti Obama është ulur aq shumë sa të përgjojë telefonatat në procesin zgjedhor që është shumë i shenjtë. Kjo është Nixon/Watergate. Njeri i keq ose (i sëmurë)”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button