Zjarr në një fast-food në konviktin e studentëve “Stiv Naumov”

Është lokalizuar zjarri që shpërtheu në një fast-food në konviktin e studentëve “Stiv Naumov” në afërsi të Fakultetit të Kimisë në Shkup, informoi komandanti i brigadës zjarrfikëse në qytetin e Shkupit, Xvonko Tomeski.

“Menjëherë pas shpërthimit të zjarrit ekipi i Brigadës zjarrfikëse i përbërë nga një automjet dhe pesë zjarrfikës dolën në terren dhe për një kohë të shkurtër e lokalizuan zjarrin”, deklaroi Tomeski për MIA-n.

Ai theksoi se ekipe të Brigadës zjarrfikëse sot intervenuan në pesë lakacione në qytet. Tashmë është  shuar zjarri në një banesë në katin  e parë në Gjorçe Petrov, ndërsa momentalisht ende janë aktive zjarret në mjedis të hapur në afërsi të fshatrave Gërçec dhe Rzhaniçinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button