Nuk jeni të bindur nga 3310 i ri? Gresso propozon një version prej… 3000 dollarësh!

Janë të shumtë ata që janë gati të vënë bast se operacioni nostalgji i hedhur në treg nga Nokia me versionin e ri 3310 do të ketë një sukses të madhë. Mes këtyre gjejmë edhe Gresso, prodhuesi i pajisjeve dhe modeleve të limituara superluksoze, që propozon një version prej 3 000 dollarësh.

Përveç se janë më të ngjashëm me medelet e viteve 2000 në krahasim me versionin e ri, modeli Gresso 3310 është i famshëm për fortësinë e tij legjendare. Në fakt është i realizuar krejtësisht nga titan i gradës së pestë, i njëjti që prëdoret në sektorin mjekësor për prodhimin e protezave. Sipas testimeve të Gresso telefoni ka dalë pa asnjë dëmtim nga një rënie e lirë prej 10 metrash.

Telefoni do të realizohet në një seri të limituar prej 3310 njësishë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button