Arifi: Derisa VMRO-DPMNE diskutonte për platformën, nuk kishte atmosferë të nxehtë etnike (VIDEO)

Profesoresha universitare Besa Arifi, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë diskutoi për gjendjen aktuale politike në vend.

Ajo e pyetur në lidhje me platformën e partive shqiptare u përgjigj se shqiptarët si bashkësi shumë herë janë munduar t’i realizojnë të drejtat e tyre dhe se asnjëherë nuk është kohë e gabuar që të hapen pyetje që janë në interes të një bashkësie.

“Derisa VMRO-DPMNE diskutonte për platformën, atëherë nuk kishim atmosferë shumë të nxehtë etnike. Kur ata nuk arritën të koalicionojnë, topi u hodh në anën tjetër dhe tani përnjëherë u bë problem etnik”- deklaroi Besa Arifi për REL.

Sipas saj, të drejtat etnike dhe kolektive janë shumë të rëndësishme dhe dalin nga Kushtetua dhe ligjet, por duhet të kuptohet një herë e përgjithmonë se nëse nuk ka shtet të drejtë, asnjë e drejtë, edhe qytetare edhe kolektive nuk do të mund të realizohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button