Krim e Ndëshkim i Dostojevskit në një film të shkurtër të animuar, si një ëndërr

Në këtë animim të errët poetik, kineasti polak, Piotr Dumala ofron një interpretim shumë personal të romanit klasik të Fyodor Dostoyevsky-t, Krim dhe Ndëshkim. “Filmi im është si një ëndërr”, ka thënë Dumala në 2007. “Është sikur dikush të ketë lexuar Krim dhe Ndëshkim dhe pastaj të shohë një ëndërr rreth tij”.

Varianti i Dumala-s zhvillohet vetëm natën. Historia tregohet në mënyrë ekspresioniste, pa dialog dhe me një rrjedhë të alternuar të kohës. Romani kompleks me shumë shtresa është sjellë me pak karaktere qendrore dhe ngjarje, në qytetin rus të Shën Petërburgut, një burrë i ri me emrin  Raskolnikov shtrirë në dhomën e tij të errët mendon për një krim të përgjakshëm.

Ai vret një grua të vjetër së cilës i kishte lënë peng orën. Kur motra e saj më e re vjen papritur, ai e vret dhe atë. I rrëfehet një vajze të re me tipare shenjtoreje, Sonjës. Një personazh negativ, Svidrigailov, di për dashurinë e Raskolnikov-it për Sonjës dhe për mëkatet e tij. Në fund, Svidrigailov merr një pistoletë dhe “shkon në Amerikë” duke u vetëvrarë.

Dumala e ka përfunduar filmin e tij gjysmë ore Krim dhe Ndëshkim (Zbrodnia i Kara) në vitin 2000, pas  tre vitesh punë. Ai ka një metodë unike: Merr një panel të bardhë allçie dhe e mbulon sipërfaqen me ngjitës. Pastaj e lyen sipër me një ngjyrë të errët dhe e lë të thahet. Përdor një thikë dhe një letër smerili për të gdhendur imazhin, duke krijuar një efekt të hijëzuar që i jep një ndjesi lënde. Për t’i shtuar errësirë një zone të shndrritshme, shton më shumë bojë me një furçë.

Është një formë e “animimit shkatërrues”. Çdo imazh ekziston aq gjatë sa të fotografohet dhe më pas të pikturohet që të sillet ideja e lëvizjes. Është një proces që ndonjëherë e pezmaton Dumala-n. “Mendoj që ndonjëherë kur bëj një vizatim në filmin tim, dua ta mbaj”, ka thënë ai për Melissa Chimovitz të Animation World Network në vitin 1997, “por duhet ta shkatërroj atë sepse e tillë është teknika që përdor. Duhet të shkatërroj çdo frame për të vendosur në vendin e saj një tjetër, pasuesen, për të pasur lëvizje. Kjo mënyrë, ndonjëherë mendoj që të bën të vuash, të shkatërroj gjithë kohën atë që bëj”.

Ai ka bërë edhe një film për Franc Kafkën para filmit Krim dhe Ndëshkim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button