Blerton Arsllani promovoi librin me poezi “Tinguj nga qyteti i urave”

Blerton Arsllani promovoi librin me poezi “Tinguj nga qyteti i urave” Strugë, 4 mars “Tinguj nga qyteti i urave” është libri i parë i poetit të ri strugan, nxënësit të Gjimnazit “Dr.Ibrahim Temo”, Blerton Arsllani, me recensimin e Liridona Hanit dhe Lebit Murtishit, i cili është edhe redaktor i këtij libri. Në këtë promovim, për librin folën poeti prof. Xheladin Muça, drejtor i Gjimnazit “Dr.Ibrahim Temo” dhe prof. Xhevrije Istrefi-Konjufca, të cilët përmes fjalës së tyre shprehën admirim për krijuesin e ri, duke e inkurajuar për të vazhduar rrugën krijuese.

Duke i dhënë mbështetje për hapat e guximin e tij për botimin e librit, ndër të tjera u tha se autori është emocional dhe shprehë emocionet e veta në poezitë e tij. “Blertoni i përket fushës së poetëve të rinj që lexuesit i ofron dashurinë dhe ngrohtësinë me vargjet e tij”-është shprehur Liridona Hani duke shtuar se “poezitë e librit shoqërohen me një ndjesi të veçantë, aty gjendet forca krijuese e poetit,aty gjejmë unin dhe çdo gjë që lidhet me lirinë, dashurinë dhe jetën”.

Redaktori i librit “Tinguj nga qyteti i urave” të Blerton Arsllanit, Lebit Murtishi, është shprehur: “Poeti vështirë “lexohet”, ai mbetet mister misteresh, i mbyllur, i hapur, si ndonjë “kuti pandore” që të gjithë e dinë ç’ka brënda por askush s’guxon ta hapë, askush s’guxon t’i afrohet…Sidomos kur ke përballë një krijues të “panjohur”, një sfudues një poet që sapo ka hapur krahët të provojë fluturimin në qiejt e poezisë”. Autori i librit, Blerton Arsllani është shprehur se “poezia është gjuha e zemrës, sepse fjalët e saj burojnë nga zemra e nga askund tjetër”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button