Shkëndija zhgënjen, barazime për Horizontin dhe Rabotniçkin

Shkëndija ka bërë një hap falso që në ndeshjen e dytë të sezonit pranveror, duke pësuar disfatë si mysafire nga EuroMilku me rezultatin 2:1. Pjesa e parë e këtij takimi ka përfunduar me rezultatin e fillimit, ndërkohë gjithçka interesante, ndodhi në pjesën e dytë, kur edhe u shënuan tre gola.

Dejan Leskarovski vetëm pas 4 minutave lojë në pjesën e dytë arriti që të shënojë golin e parë për EuroMilkun, kur u gjind më së miri në zonën e “kuqezinjëve” dhe me kokë shënoi në rrjetën e portierit Jovanovski.

Pas këtij goli kur u mendua se Shkëndija do të ndryshojë lojën dhe do të sulmojë me të gjitha forcat, një gjë e tillë nuk ndodhi pasi vendasit shënuan edhe golin e dytë.

Autor kësaj rradhe ishte Aleksandar Pandovski (62’), i cili shënoi një super gol nga gjujatja e lirë. Po nga gjuajtja e lirë një eurogol të vërtetë realizoi edhe Mensur Kurtishi në minutën e 72-të, mirëpo kjo ishte e tëra që arritën të bëjnë “kuqezinjtë” nga Tetova, pasi deri në mbyllje të takimit tentativat e tyre mjaft mirë u mbuluan nga ana e futbollistëve vendas.

Me këtë fitore EuroMilku vazhdon të qëndrojë në pozitën e 7-të me 29 pikë, 3 më shumë se Shkëndija që tashmë ndodhet në pozitën e rrezikuar, pozitën e 9-të, duke pasur parasysh se tashmë është Bregallnica ajo që ndodhet në vendin e 8-të.

Skuadra nga Shtipi sot përballë Rabotniçkit nxorri një barazim të vështirë 1:1 përballë “romantikëve”, të cilët nga minuta  e 50-të luajtën me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit të mbrojtësit Dino Najdoski.

Ndryshe Bregallnica avansoi në minutën e 71-të falë golit të shënuar nga Riste Markoski, ndërkohë barazimin Rabotniçkit i’a siguroi Bazhe Ilijoski në minutën e 85-të.

Me barazim, mirëpo pa gola ka përfunduar edhe ndeshja në Strumicë, ndërmjet Horizont Turnovës dhe Metalurgut.

Pas këtyre barazimeve Horizont Turnova dhe Rabotniçki me nga 35 pikë të tubuara vazhdojnë të mbajnë pozitat dy dhe tre në tabelë, pas Vardarit që ka 37 pikë, dhe një ndeshje më pak, atë kundër Pelisterit që është duke e zhvilluar në këto momente.

Pas 10 minutave të para, Pelisteri avanson me golin e realizuar nga Petar Ljamçevski në minutën e 5-të.

Lajme të ngjashme

Back to top button