Era Istrefi përfundon në gjykatë

Vetëm një javë më parë, Era Istrefi hodhi në tregun muzikor një këngë të re, e cila ka filluar të shpërndahet nga miliona njerëz që mezi e kanë pritur projektin e ri të artistes nga Kosova.

Por vetëm pak para datës zyrtare të publikimit, kënga “Redrum” u shkarkua dhe u shpërnda nëpër rrjete sociale para datës zyrtare. Këtë e ka bërë njëri nga themeluesit e kompanisë ‘On Air’, Kushtrim Morina, i cili është paditur nga menaxheri i këngëtares, Faton Shoshi, dhe është arrestuar menjëherë nga policia e Kosovës, ku edhe ka pranuar se e ka përdorur user-in e kompanisë që menaxhon dhe ka shkarkuar këngën e re të Era Istrefit: “Kushtrimi ka dëshmuar për gjithҫka në polici, si ka arritur të hyjë përmes kanalit ‘OnAir’. E ka këtë mundësi të hapur me mirëbesim përmes YouTube-it  dhe ua ka dërguar shokëve të vet. Përmes shokëve të tij që e kanë publikuar në Instagram, ai ka dashur të mbulojë gjurmët e veta…” – tregon për Expres Rose, menaxheri i Erës, Faton Shoshi, i cili shton se akoma nuk e kupton qëllimin që ka pasur Morina për ta publikuar këngën para kohe.

Edhe Era është shqetësuar nga ky veprim i Morinës dhe nuk e ka kuptuar arsyen pse ka ndodhur. Këngëtarja ka dhënë deklaratën e vet në polici dhe, siҫ tregon Shoshi, ka mbetur e befasuar: “Era është një person që nuk i bën keq askujt në botë. Akoma nuk e dimë se cili ka qenë qëllimi, keq s’i kemi bërë kurrë, jo atyre, por askujt në botë. Jemi duke u marrë me punën tonë… Mbetet të themi fjalën e fundit në gjykatë”, – sqaron Shoshi.

Ndërkohë, Kushtrim Morina është shkarkuar nga posti drejtues i kompanisë OnAir. Përmes një deklarate publike, kompania muzikore ka njoftuar se pasi mësoi veprimin e tij për këngën e fundit të Erës, Morinës i është komunikuar shkarkimi nga posti që mbante pranë kësaj kompanie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button