Aleanca për Shqiptarët tregon se a do të hyjë në Qeverinë e re

“Nëse do të jetë e nevojshme ndihma e “Aleancës për Shqiptarët”, për këtë do të vendosin kryesitë e partive përbërëse të Aleancës, në moment të caktuar”, kështu përgjigjen nga Aleanca për Shqiptarët për Portalb.mk, në lidhje me atë nëse do marrin pjesë në Qeverinë e udhëhequr nga LSDM, pasi mbrëmë konfirmoi BDI se do t’i jep mbështetje të njëjtës.

“Gjatë periudhës së kaluar është diskutuar me LSDM-në, por edhe me faktorin ndërkombëtarë për domosdoshmërinë e realizimit të ndryshimeve rrënjësore në drejtim të ruajtjes dhe forcimit të vlerave demokratike në vend, respektimit të të drejtave të ndërsjella, kohezionit ndër etnik etj. Natyrisht duke u bazuar në “Deklaratën” e partive shqiptare e cila parasheh zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate të çështjeve të rëndësishme për shoqërinë në përgjithësi”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button