Aktorja bëhet nënë për herë të dytë, ja emri i vajzës

Aktorja e njohur është bërë nënë për herë të dytë. Përfaqësuesi i saj ka njoftuar mediat që aktorja ka lindur një vajzë dhe ia kanë vënë emrin Amalia. Ajo dhe fëmija, sipas njoftimit, janë të lumtura dhe të shëndetshme. Amalia është fëmija i dytë për Natalie Portman dhe Benjamin Millepied që janë martuar në vitin 2012 dhe kanë edhe një djalë, pesë vjeç, Aleph.

Fillimisht për shtatzëninë e Natalie Portman u mësua në Festivalin e Venecias, në shtator, kur asaj i dallohej barku poshtë fustanit chic. Aktorja e filmit Jackie nuk mori pjesë në çmimet Academy Awards për shkak të datës së afërt të lindjes.

Përmasat e barkut të saj kanë shkaktuar disa spekulime të gabuara për kohën e lindjes.

“Unë jam e imët,- është detyruar të sqarojë Natalie, në një program.- Për këtë arsye duket sikur do lind, kur në të vërtetë më duhen edhe disa muaj”.

Natalie dhe Benjamin janë njohur gjatë filmit Mjellma e Zezë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button