Forca nuk u ndal as në Sarajevë

Gjatë fundjavës në qytetin e Sarajevës u zhvillua njëri prej turneve më masovikë në Evropë “Ilixha open 2014”.

Ky eveniment njëherësh ishte edhe kampionat zgjedhor për boshnjakët, kështu në përgjithësi morën pjesë 905 sportistë nga gjashtë shtete te Ballkanit.

Maqedoninë në këtë aktivitet e përfaqësoi KK Forca e cila garoi me 4 garues dhe u kthye në Shkup me 5 medalje, prej tyre 3 te arta dhe 2 argjendta.

Vendet e para i morën Abdurahim Idrizi (kata, 12 vjet), Usame Bajrami (kumite, 13 vjet -40 kg) dhe Efrah Halimi (kumite, 13 vjet -47 kg). Idrizi ne 5 paraqitje fitoj bindshëm me rezultat maksimal 5-0, Bajrami nuk lejoj gjatë 5 luftërave ta humbe asnjë pike, kurse Halimi ne tre lufta i deklasoj kundërshtaret me rezultat maksimal.

Kampionët ballkanik Sajra Morina (kumite, +42 kg) dhe Abdurahim Idrizi (kumite 12 vjet -35 kg) ne finale rende u dëmtuan nga gjyqtarët, te pares nuk ja referuan 3 pika të pastra kurse te dytit plot 5 pika thjesht nuk ia dhëne.

Megjithatë ata duhet krenohen me paraqitjet e para pasi Morina nga tre luftërat ishte e pandalshme dhe fitoj me rezultat bindshëm kundërshtaret kurse Idrizi ne 4 lufta fitoj me rezultat maksimal.

Përndryshe duhet cekur se organizimi kësaj here ka qen në nivel shumë të dobët pasi garuesit kanë pritur me orë të tëra për tu paraqit në tatami, kjo një herit edhe ka humbur koncentrimin tek garuesit që shpesh herë ankoheshin. Ndryshe, me mirënjohje nga organizatori u shpërblye klubi dhe kryetarja e klubit zonja. Shkodrane Dardhishta, kurse të njëjtat i ndau kryetari i komunës Ilixha.

Lajme të ngjashme

Back to top button