Armata ruse: Palmira është çliruar tërësisht

Palmira është tërësisht e çliruar prej ekstremistëve të grupit Shteti Islamik (SHI) dhe ushtria siriane vazhdon me ofensivën nga lindja, deklaroi shefi i Shtatmadhorisë së Armatës turke, Sergej Rudskoj.

“Qyteti është çliruar tërësisht, ushtarët qeveritarë i pushtuan lartësitë në veri dhe në jug të Palmiras dhe vazhdon ofensiva në lindje”, theksoi Rudskoj.

SHI e pushtoi Palmirën në maj të vitit 2015. Nga fundi i marsit të vitit të kaluar ushtria siriane me mbështetjen ajrore të Rusisë e çliroi qytetin. Në dhjetor Palmira përsëri u pushtua nga xhihadistët.

Rudskoj theksoi se në operacion janë vrarë dhe janë lënduar mijëra luftëtarë të SHI-së, janë shkatërruar 19 tanke, 37 automjete të blinduara ushtarake, 98 automjete me armatim të rëndë dhe mbi 100 automjete.

“Operacioni për çlirimin e Palmirës është planifikuar dhe është zbatuar nën udhëheqjen e këshilltarëve ushtarak rusë dhe në të nuk janë shkaktuar sulme ndaj ndërtimeve historike në qytet”, konfirmoi shefi i SHM-së së ushtrisë ruse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button