Ministria e pranon: Tetovarët janë mbytur nga “Jugohromi” vite me radhë! (VIDEO)

Që nga mbyllja e fabrikës së “Jugohromit”, Tetova po frymon më lirshëm dhe atë ka ulje drastike të grimcave helmuese PM 10 në ajër. Këto të dhëna i zbuloi sot në Shkup ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti duke cituar pjesë nga analiza e preliminare e ministrisë për ndotjen e ajrit në qytetin e Tetovës për disa vite me radhë, njofton Portalb.mk.

“Nga viti 2012 – 2015, koncentrimi i grimcave PM 10 ka qenë në rritje, për dallim prej vitit 2016 marrë në përgjithësi. Kemi bërë krahasimin e periudhave të njëjta të viteve të ndryshme dhe kemi arritur në rezultatet që thonë se gjatë periudhës kur ka punuar fabrika e “Jugohromit” me kapacitete të plota, ajri ka qenë më i ndotur” u shpreh ai.

Ai përsëriti qëndrimin se fabrika do të jetë e mbyllur deri sa të vendose filtrat.

LEXO: U mbyll fabrika “Jugohrom” deri në mesnatë do të fikë furrat

Portalb.mk ju sjell në mënyrë vizuale rezultatet e analizës:

Periudha Dallimi në praninë e grimcave në të njëjtën periudhë të vitit  2107
Nëntor 2015 ULJE PREJ 35.%
Nëntor 2014 ULJE PREJ 35.1%
Janar 2015 ULJE PREJ 66%
Janar 2017 ULJE PREJ 54,9%


Prania e grimcave helmuese PM10 në ajër

1 dhe 2 mars 2014 100.06
1 dhe 2 mars 2015 107.75
1 dhe 2 mars 2016 83
1 dhe 2 mars 2017 33


LEXO: Eco Guerilla: Pa Jugohromin, Tetova 50% më pak e ndotur!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button