“Jostabiliteti politik ndikon negativisht në biznes klimën e Maqedonisë”

Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë në Info-Qendrën e Bashkimit Evropian (BE) në Shkup prezantoi pesë propozim-politika për avancimin e klimës së biznesit të cilat janë pjesë nga aktivitetet në kuadër të projektit “Avancimi i dialogut social” financuar nga BE-ka, ndërsa zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë, propozim-politikat do të jenë në bazë për veprimet e ardhshëm mbi përmirësimin e klimës së biznesit në Maqedoni si dhe për rritjet e aftësisë konkurruese të kompanive vendase.

Kryetari i Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë, Angel Dimitrov, theksoi se përveç pesë propozim-politikave që parashikohen të zbatohen në periudhën e ardhshme, mbetet që liderët e partive politikë të Maqedonisë të zgjidhin çështjen e krizës politike që ka përfshirë vendin, që situata të mos eskalojë, pasi që kjo siç theksoi ai, do të ndikojë negativisht në klimën e biznesit të Maqedonisë.

“Padyshim se jostabiliteti politik ndikon negativisht në klimën e biznesit. Ndikon negativisht edhe në bizneset ekzistuese me mos inkurajim në zhvillimin e kërkesave të tregjeve të reja dhe në rritjen e kapaciteteve të një kompanie, por ndikon negativisht edhe për investimet e reja eventuale, pa marrë parasysh vendase apo të huaja”, deklaroi Dimitrov, duke shtuar se kriza politike është një faktor tejet i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë së një vendi.

Ndryshe, propozim-politikat u prezantuan në pesë sfera edhe atë në mjedisin e mundësuar ligjor, sundimin e së drejtës, zhvillimin e kulturës sipërmarrëse, stimulimin e konkurrencës lojale si dhe në qasjen deri te shërbimet financiare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button