SHGM: Ftojmë Gruevskin të pushojë me përhapjen e gjuhës së urretjes duke nxitur dhunë

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dënon fushatën e frikësimit dhe të fyerjes së gazetarëve që ditëve të fundit në Shkup e zbatojnë njerëz të panjohur të frymëzuar nga deklaratat luftënxitëse të kryetarit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, i cili javën e shkuar ftoi maqedonët etnik me protesta të pengojnë opozitën të formojë qeveri me partitë shqiptare.

“Përpjekjet e Gruevskit për të instrumentalizuar të rinjët në kryerjen e punëve të pista janë qyqare duke vënë ata dhe familjet e tyre në rrezik për interesa politike.

Provokimi i djeshëm primitiv ndaj gazetarit Borjan Jovanovski, të cilin persona të panjohur e pështynë në restortan dhe shqetësimi i gazetarit Branko Triçkovski në shtëpinë e tij, është sulm i drejtpërdrejtë ndaj fjalës së lirë.

Paralajmërojmë se provokimet e ngjashme mund të eskalojnë në dhunë fizike kundër gazetarëve me pasoja të paparashikueshme.  Është e paimagjinueshme në shekullinne 21 në Maqedoni ndaj gazetarëve të ushtrohet presion dhe të maltretohen sepse publikisht shprehin mendimet e tyre.

Kjo fushatë e trupshme ka për qëllim të frikësojë dhe heshtë gazetarët dhe qytetarët e zakonshëm me qëndrime ndryshe nga pushteti. Gruevsaki e di mirë se vetëm qytetarët e painformuar mund të jenë lehtë të manipulueshëm dhe të përfshihen në konflikte.

Ftojmë Gruevskin të pushojë me përhapjen e gjuhës së urretjes duke nxitur dhunë dhe t’i disciplinojë ithtarët e tij. Ky apel u drejtohet edhe politikanëve të tjerë dhe figurave publike për t’u përmbajtur dhe të mos përdorin fjalor luftënxitës.

Kërkojmë nga të gjithë gazetarët dhe mediat të raportojnë në mënyrë profesionale dhe të mos i hedhin vaj zjarrit. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndihmojnë në qetësimin e situatës.” thuhet në kumtesën e SHGM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button