Si të kaloni shpejt kollën

1. Pini lëngje të vakët. Hidratimi është i rëndësishëm për të luftuar kollën. Përpiqu të pish rreth 8 gota ujë në ditë, të paktën gjatë kohës kur keni kollë. Përndryshe mund të pini edhe lëng molle.

2. Përdorni mjaltin. Bëhet fjalë për një “ilaç” efikas për të ndalur kollën dhe dhembjen e fytit. Konsumoni 2 lugë mjaltë, çdo pak orë, përsa kohë që kolla vazhdon t’ju shqetësojë. Mjaltin mund t’ia shtoni edhe një gote me çaj të nxehtë limoni.

3. Nëse nuk doni të përdorni ilaçe, atëherë fusni në gojë një karamele, mundësisht me shije limoni, ose mente. Ose mund të shkrini një karamele me mente në lëngun e limonit.

4. Mos harroni të bëni edhe një dush të nxehtë, gjatë të cilit mund të përpiqeni të thithni avullin. Avulli shkrin sekrecionet hundore dhe shton lagështinë në ajër. Kjo mënyrë është e vlefshme edhe për kollën që vjen nga ftohje, alergji dhe azëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button