Aleanca për Shqiptarët: Sulmi ndaj gazetarëve, vrasje e lirisë së fjalës!

“Tentativat për të sulmuar mediat dhe gazetarët në një shtet që pretendon të integrohet në vlerat demokratike, është veprim arrogant i cili nuk i shërben mirëqenies dhe ndërtimit të vlerave evropiane”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Aleanca për Shqiptarët dënon çdo akt dhune dhe çdo sulm, qoftë edhe verbal ndaj çdo qytetari dhe gazetari, e në këtë rast ndaj gazetarit Borjan Jovanovski.

“Aleanca për Shqiptarët u bën thirrje organeve kompetente shtetërore që rastin ta ndriçojnë sa më shpejtë dhe të mbrojnë qytetarët dhe gazetarët duke respektuar konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut e sidomos lirinë e të shprehurit dhe mediave. Çdo sulm dhe provokim ndaj mediave dhe gazetarëve është krejt e papranueshme për një shtet që tenton të kthejë vlerat demokratike dhe sundimin e të drejtës”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button