BDI shkon në qeveri me LSDM-në (VIDEO)

00.00

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, pas së cilës zëdhënësi i saj, Bujar Osmani shprehu kërkesë që presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov t’ia jep mandatin Zoran Zaevit dhe shprehën qëndrimin se janë për pjesmarrje në shumicën e re qeveritare, njofton Portalb.mk.

“Kryesia Qendrore e BDI-së si subjekt që nënshkroi Platformën Shqiptare, duke e ndjekur situatën, rikonfirmon përkushtimin tonë për plotësim të pikave të saj dhe të risqarojmë edhe njëherë se Platforma Shqiptare paraqet dokument si platformë e përbashkët e të gjitha partive shqiptare në Maqedoni e nënshkruar në Shkup, në përputhshmëri me normat e Bashkimi Evropian dhe në përputhje me Marrëveshjen Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë, dhe nuk rrezikon karakterin unitar të shtetin e as Kushtetutën e Maqedonisë. Kjo Platformë nuk ka qenë burim i krizës politike. Prandaj ftojmë Ivanov, në përputhje me Kushtetutën, ti ndajë mandatin Zoran Zaevit pasi që posedon nënshkrimet e 67 deputetëve dhe ftojmë opinionin që gjatë kësaj situate tensionuese të qëndrojnë të përmbajtur. Kryesia qendrore e BDI njofton qytetarët, se dhënia e nënshkrimeve për mandatim të Zoran Zaevit nënkupton edhe përkrahje e BDI-së për shumicën e re parlamentare si dhe zgjedhjen e një qeverie reformuese në frymën e Marrëveshjes së Ohrit me përkushtim në integrimet evropiane dhe formim të shtetit të së drejtës. Pjesmarrja jonë në Qeveri është si rezultat i vullnetit të pupullit të shprehur më 11 dhejtor si dhe për realizim të programit partiak. Ne kërkojmë edhe hetim të plotë të tërë veprimtarisë së BDI-së që nga viti 2002 e deri më sot me monitorim nga ndërkombëtarët deri sa të përfundon reformimi i sistemit gjyqësor”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i Bashkimit Demokratik.

Se kur do të mbahen zgjedhjet lokale, Osmani shprehet se ajo nvaret nga formimi i parlamentit.

“Tash do të fillojmë kordinimet ndërpartiake për thirrje të seancës parlamentare për zgjedhje të kryesuesit të Parlamentin për mandatim të Zoran Zaevit dhe më pas të mund të caktojmë datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale”, u shpreh Bujar Osmani.

____________________________________________

Ahmeti: Nuk bëjmë kompromise në dëm të shqiptarëve

_____________________________________________

10.00

“Në Reçicë të Vogël, sot kryesia e BDI-së do të mblidhet për të diskutuar për ngjarjet e fundit politike në vend”, konfirmon për Portalb.mk, anëtari i Kryesisë, Rafiz Aliti.

Ahmeti dje tha se është e nevojshme sa më shpejtë që të formohet qeveria pasi që sipas tij, “Ukraina nuk është larg”.

Kjo mbledhje vjen pasi, kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, të mërkuren tha se nuk do t’ia japë mandatin mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, pasi që sipas tij, ai “e ka pranuar një platformë që është bërë në vend të huaj”.

Ivanov tha se me Platformën e Shqiptarëve, Maqedonia është shantazhuar dhe është peng i platformës së shtetit të huaj.

Ivanov është me një linjë me bashkëpartiakun e tij, Nikolla Gruevski i cili për gjërat e njëjta ka diskutuar me Ahmetin dhe pas mossuksesit që të arrijë marrëveshje, porositi se unitariteti i shtetit ka rënë dhe se, siç tha, populli duhet të mbrohet.

Tensionet politike përcillen edhe nëpër rrugë ku simpatizantë të VMRO-së protestojnë, kundër Platformës Shqiptare.

Reagime kundë Ivanovit për mosdhënien e mandatit ka pasur nga SHBA, BE, por edhe nga Kosova dhe Shqipëria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button