Ja dhe komenti i Gjorgje Ivanovit pas takimit me Mogerinin

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot u takua me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri dhe zëvendëskryetare e Komisionit Evropian, Federika Mogerini me të cilën bisedoi për gjendjen aktuale politike në vend.

Ivanov, siç informoi Kabineti i tij, vlerësoi se “me gjendjen status kuo në integrimin evropian, Republikës së Maqedonisë i është penguar e drejta e prosperitetit dhe mundësohet ndikim i rritur i aktorëve të tjerë ndërkombëtarë”.

“BE nuk guxon të lejojë që kjo të vazhdojë dhe përfundimisht duhet ta identifikojë Ballkanin si një prej prioriteteve të saj më të larta. BE duhet të ndërmarrë hapa urgjentë dhe ta përforcojë procesin integrues të Maqedonisë, i cili është i pakthyeshëm”, tha Ivanov.

Lidhur me vendimin e tij të fundit rreth ndarjes së mandatit, Ivanov tha se “në pajtim me Kushtetutën, nuk do ta emërojë si mandatar për konstituimin e qeverisë gjithsecilin që do të negociojë për platformat e shteteve të tjera me të cilat rrezikohet sovraniteti, pavarësia dhe unitariteti i shtetit”.

“Me platformën post-zgjedhore shkelet Kushtetuta dhe Marrëveshja e Ohrit, ndërsa Maqedonia vihet në pozitë të nënshtrimit dhe varësisë prej një shteti tjetër. Qytetarët në zgjedhje votuan për reforma evropiane dhe jo për platformë post-zgjedhore të një shteti të huaj”, theksoi Ivanov.

Ai e përmendi, siç tha,  “mungesën e një reagimi publik zyrtar me të cilin do të dënohej përzierja në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë”.

“Mungesa e një dënimi publik për përzierjen flagrante në punët e brendshme të Maqedonisë i krijon problemet dhe çon drejt destabilizimit më të gjerë, ndërsa me deklarata të caktuara jokonstruktive kriza thellohet. Kjo është mundësi që BE-ja publikisht dhe qartë t’i dënojë përzierjen në politikën e brendshme të Maqedonisë dhe ta përsërisë mbështetjen për mosshkeljen e kufijve në Ballkan”, tha Ivanov.

Ai vlerësoi se “ky mund të jetë precedent negativ që në të ardhmen mund të përdoret edhe nga shtetet tjera”.

Ivanov shtoi edhe se hapja e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian do ta japin stimulimin e nevojshme për intensifikimi e proceseve reformuese në këto sfera kyçe dhe do t’i rrumbullakojë përpjekjet e BE-së për tejkalimin e krizave politike në Republikën e Maqedonisë.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, thuhet në kumtesë, theksoi se ka mirëkuptim të tërësishëm për ndërlikueshmërinë e situatës dhe rolin e presidentit në ballafaqimin me sfidat politike.

Mogerini theksoi se i kupton aspektin juridik dhe politik, relevantë për tejkalimin e situatës politike dhe theksoi se është e gatshme të ndihmojë që kriza aktuale politike të mos rritet në ndëretnike, madje edhe në krizë gjeopolitike. Mogerini shprehi bindjen se faktorët politik në Republikën e Maqedonisë mund të gjejnë dalje nga situata.

Duke u përqendruar në deklaratat për respektimin e sundimit të së drejtës në Republikën e Maqedonisë, presidenti i Maqedonisë tha se “jemi të lodhur nga standardet e dyfishta, duke theksuar se aktvendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë askush nuk e respekton”. Ivanov e theksoi edhe nevojën nga organizimi i regjistrimit të popullsisë në Republikën e Maqedonisë.

Lidhur me krizën e refugjatëve dhe emigruese, presidenti i Maqedonisë theksoi se nevojitet përfundim sa më i shpejtë i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që të mund, nëse kjo nevojitet, ta vazhdojë situatën e shpallur të krizës për shkak të emigrimit ilegal.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP