Aksident në Tetovë: Përmbyset “BMW” plagosen rëndë dy persona

Sot rreth orës 14 e 10 minuta në autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar, në afërsi të mbikalimit Bërvenicë, makina e tipit “BMW” me targa të Tetovës, e cila ishte drejtuar nga 38-vjeçari A.B nga Bogovinë, ka humbur kontrollin, doli nga rruga dhe u përmbys.

Sipas policisë, nga përmbysja e veturës, shoferi dhe shoqëruesi i tij 46 vjeçar nga Kamjani ka marrë lëndime të rënda trupore dhe me ambulancë janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Për shkak të ashpërsisë së lëndimeve, bashkëudhëtari do të transferohen në klinikat Shkup, ndërsa shoferi është mbajtur për trajtim të mëtejshëm.

Ekipit i SPB Tetovës ka kryer inspektimin dhe po punohet në zbardhjen e plotë mbi shkakun e aksidentit dhe arsye të tjera. Nga të dhënat e para, është shpejtësia e madhe e automjetit, ndërsa dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 200 mijë denarë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button