Thaçi flet pas takimit me Mogerinin (VIDEO)

“Gjatë takimit tonë me Mogerinin, qëndrimi ynë ishte se veprimi skandaloz i Ivanovit vetëm se i vërtetoi tezat politike të Partisë Demokratike Shqiptare, platformës dhe programit të kësaj paritë”, kështu u deklaroi kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi pas takimit me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, njofton Portalb.mk.

Thaçi vendimin e presidentit Ivanov, për të mos ia dhënë mandatin shumicës parlamentare, e cilësoi se skandaloz.

“Ai mirë bëri pasi që neve shqiptarëve na rikujtoi se ne duhet të kërkojmë ndryshimin e rendit kushtetues, sigurisht për ata që kanë qenë skeptik se kështu nuk mund të vazhdohet. Patjetër që shqiptarët duhet të arrijnë që të krijojnë mekanizmin e vendimmarrjes që ta kenë të barabartë me maqedonasit”, tha Thaçi.

Thaçi shtoi se është i shqetësuar se “ky konflikt politik mund të rrëshqet në një konflikt etnik, ju apeloj shqiptarëve që mos të bien pre të këtyre provokimeve pasi që nuk shkon në dobi të shqiptarëve”.

Në lidhje me Platformën Shqiptarë Thaçi tha se, po bëhet lojë politike dhe se edhe ata që kërkojnë të drejta për shqiptarët nuk kërkojnë sa duhet, por edhe ata që japin të drejta, nuk japin sa duhet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button