Hulumtim: AKE dhe ASHMAA bëjnë shkelje ligjore

Qendra Maqedonase për Edukim Evropian (QMAE) bashkë me partnerët në projektin “Monitorim i efikasiteti, efektivitetit, transparencës dhe përgjegjësisë të pjesës rregullatore të mediumeve –PROformance watch” sot prezentuan raportin e tyre të katërt për punën e Agjencisë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) dhe Agjensionit për Komunikime Elektronike (AKE), sipas së cilës konstatohen një sërë shkeljesh ligjore nga të dy institucionet raporton Portalb.mk.

Biljana Bejkovska, monitoruese për ASHMAA-së sot tha se ueb faqja e ASHMAA-së duhet të plotësohet me përmbajtje që mungojnë si për shembull informatat për ankesat e qytetarëve, strategjive për zhvillim të radiodifuzionit etj., ndërkaq në pjesën për efektivitet dhe pavarësi, ajo tha se ekspertët medial vlerësojnë se zgjidhjet politike si “trupi ad-hok” për mbikëqyrje të mediave për kohën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, nuk përmbajnë zgjidhje thelbësore, as në punën e trupit rregullator, por as në sferën mediatike. Sipas raportit, “trupi ad-hok” ka paraqitur 68 procedura kundërvajtëse kundër mediave.

Bejkovska njoftoi se pritjet e të ardhurave të ASHMAA-së për vitin 2017 janë 124.163.472 denarë, më së shumti nga lejet, taksa radiodifuzive dhe buxhetin shtetëror. Në lidhje me çështjen e interesit publik në vitin 2017, Agjencia planifikon të përgatisë analizë për mediat e reja, ndërkaq mbikëqyrësit rekomandojnë që të bëhet analizë për zbatimin e deritanishëm të rregullativës ligjore.

Nga ana tjetër, mbikëqyrësi i AKE-së, Goran Llazarov njoftoi se ueb-faqja e AKE-së nuk azhurnohet, mungojnë informata  për personat udhëheqës, ndërkaq nuk është publikuar edhe plani vjetor. Sipas asaj që ai e ka vëzhguar, Agjencia nuk ka person për qasje deri tek informata për interes publik, që paraqet shkelje të obligimit ligjor.

Llazarov gjithashtu nënvizoi se AKE për vitin 2017 planifikon që të ketë buxhet prej 492 milionë denarë. Rrogat zënë pjesë më të madhe të buxhetit – 131 milionë denarë, për donacione dhe ndihmë AKE do të ndajë 80 milionë denarë, ndërkaq 8.85 milionë denarë AEK planifikon t’i harxhojë për harxhime të udhëtimit ose mesatarisht 600 euro në vit për çdo të punësuar.

Në çështjen e interesit publik, në raport thuhet nuk mund të shihet se në bazë të cilave kritere AKE si institucion publik financon me para publike, vendos të donojë mjete, për ndërtimin e Rrotës Panoramike në Shkup.

Ekspertët të cilët ishin të pranishëm, vlerësuan se duhet të bëhet vëzhgim edhe në sferat tjera, përveç të atyre që mbikëqyrësit i kishin bërë, në atë të transparencës dhe llogaridhënies, efektivitetit dhe pavarësisë, performancave dhe ekzekutivit, dhe interesit publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button