Grubi: Rrëfimet për ndarje, federalizim, kantonizim dhe ndryshime kushtetuese, janë përralla për fëmijë!

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, pas vendimit të djeshë të presidentit, Gjorge Ivanov, për mosdhënie të mandatit, thotë se “është i vetëdishëm që vendimi i Ivanovit në esencë nuk ka të bëjë me Deklaratën e përbashkët shqiptare”.

Grubi i bën “ca sqarime zbërthyese të pikave të Deklaratës që qytetarët duhet t’i dijnë”:

1. Deklarata e hartua në Shkup nga subjektet shqiptare
2. Deklarata rrjedh eksluzivisht nga programet zgjedhore të partive parlamentare
3. Roli i vetëm i Tiranës dhe Prishtinës ka qenë lehtësimi logjistik i mbajtjes së takimit pas hartimit të Deklaratës për arsye të refuzimit të një subjekti politik që të takohemi bashkë në Shkup.
4. Ligji për gjuhën është në përputhje me kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit si dhe konventat ndërkombëtare.
5. Debatin për simbolet kombëtare e kanë hapur vet partitë maqedonase dhe vetvetiu nuk nënkupton ndryshim sepse e para nevojitet shumicë 2/3 plus Badinter, por edhe konsensus shoqëror.
6. Rezoluta për krimet mbi shqiptarët përfshin edhe krimet ndaj maqedonasve që kanë qenë viktimë e shekullit të kaluar.
7. Më shumë para për komunat përforcon pushtetin lokal dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.
8. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është obligim ligjor dhe kushtetues
9. Sundimi i së drejtës është zotim i të gjitha partive politike, shqiptare e maqedonase
10. Përfshirja e shqiptarëve në tejkalimin e çështjeve të hapura me fqinjtë është një vlerë e shtuar dhe moment i marrjes së përgjegjësisë formale nga partitë tona.
11. Integrimi në NATO dhe BE është gjithashtu ind përbashkues i komuniteteve në vend dhe prioritet i të gjithë neve.

Prandaj, rrëfimet për ndarje, federalizim, kantonizim, ndryshim të rendit kushtetues, janë përralla për fëmijë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button