Mosdhënia e mandatit, vepër e rëndë penale e presidentit Ivanov

Mosdhënia e mandatit partive që dëshmojnë shumicën parlamentare nga ana e presidentit, paraqet vepër të rëndë penale për presidentin Ivanov. Neni 90 i Kushtetutës përcakton se presidenti është i detyruar që t’i jep mandatin  partisë apo partive që kanë shumicën në Parlament. Pra, kjo nuk është e drejtë e tij, por detyrim i tij. Asnjë dispozitë nuk përcakton se kjo është e drejtë diskrecionale e presidentit, kështu që ai të  mund ta vlerësoj se a do ta jep apo jo mandatin. Përkundrazi , mosdhënia e mandatit partive që kanë shumicë në parlament paraqet vepër të rëndë penale për presidentin. Çdo interpretim i këtij formulimi kushtetues çon në atë drejtim.

Njëherit neni 87 i Kushtetutës përcakton se kryetari është përgjegjës për shkeljen e Kushtetutës dhe ligjeve gjatë ushtrimit të të drejtave dhe detyrimeve të tija. Prej këtu, mosdhënia e mandatit paraqet vepër të rëndë penale, e cila mund të kualifikohet si tentim për grusht-shtet apo ndërmarrje veprimesh që çojnë në atë drejtim

Këtu presidenti thjeshtë e ka rolin e postierit. Ai, pra duhet ta dërgoj dërgesën te pranuesi, përndryshe e theu disiplinën në punë. Por, nëse ai nuk e ka bë atë, vet pranuesi mund të shkoj në postë dhe ta mere dërgesën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button