KH: Gjesti i presidentit e thellon krizën në Maqedoni

Vendimi i presidentit GJorge Ivanov që të mos ia jep mandatit kandidatit me shumicë parlamentare, paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe është tejkalim i autorizimeve të tija kushtetuese, ndërkaq në kundërshtim me vullnetin e popullit, thonë nga Komiteti i Helsinkit, njofton Portalb.mk.

Sipas tyre, kjo është mohim i shumicës së qytetarëve për formimin e Qeverisë politike, me 67 mandate në Kuvend.

“Në fjalimin e tij, kryetari Ivanov nuk dha asnjë argument kushtetues apo juridik për këtë vendim. Përkundrazi, duke iu drejtuar vetëm një pjese të popullit, përkrahësve të VMRO-DPMNE-së dhe duke i mënjanuar të gjithë qytetarët tjerë në shtet, foli për shkeljen fiktive të unitaritetit dhe sovranitetit të shtetit, për komplote nga shtete të huaja dhe i bëri thirrje faktorit ndërkombëtarë që të mos lejojë dikush të përzihet nga jashtë në punët e brendshme të Maqedonisë”, thuhet në reagim.

Nga Komitetit i Helsinkit shprehin shqetësim se “ky gjest i presidentit ka qëllim që ta thellojë krizën në shtet, duke i dhënë dimension të rrezikshëm ndëretnik dhe duke e rrezikuar sigurinë e vendit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button