Hyseni: Kosova e mobilizuar të mos rindodhë ikja masive

Të rinjtë e Kosovës duhet ta shohin jetën e tyre në Kosovë dhe jo jashtë saj, raporton KTV.

Kështu ka thënë shefja e Zyrës së BE-së Natalya Apostolova, gjatë lansimit të fushatës vetëdijësuese për parandalimin e migrimit të parregullt.

Kurse, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, duke kujtuar ikjen masive të qytetarëve të Kosovës, tha se kjo fushatë është e rëndësishme për të rinjtë e vendit. Hyseni, ka thënë se një faj për këtë largim të qytetarëve, e mban edhe marrëveshja për lëvizje të lirë me Serbinë, ani pse të njëjtën e ka quajtur marrëveshje të mirë.

Ai ka shtuar se shteti i Kosovës vazhdon të jetë i mobilizuar që të mos përsëritet ikja masive.

Ndërkaq, ambasadorja e Holandës, Gerrie Willems, shteti i së cilës është pjesë e fushatës vetëdijesuese kundër emigrimit, u bëri thirrje autoriteteve kosovare që të hapin vende pune dhe të shtojnë kualitetin e arsimimit.

Projekti për vetëdijesimin e qytetarëve për parandalimin e migrimit të parregullt, ka kushtuar 70 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button