Reagon Aleanca për Shqiptarët: “Deklarata e partive shqiptare” nuk cenon shtetin e as identitetin

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj fjalimit të presidentit Gjorge Ivanov duke thënë se jo vetëm qytetarët e Republikës, por edhe i tërë faktori ndërkombëtar dhe opinioni publik ishin dëshmitar se në një shtet me qeverisje kriminale siç kemi në Maqedoni, President mund të zgjidhet edhe një figurë politike jokredibile, i cili nuk ngërthen në vete as vlerat elementare njerëzore, që le për tu dëshiruar për vlerat të tjera të një Presidenti dinjitoz dhe bashkues.

“Fjalimi i Gjorge Ivanov drejtuar mbarë vendit, më shumë i ngjau një fjalimit të një aktivistit mediokër të pushtetit, se sa një Presidenti të vendit që në raste të këtilla do të duhej të ishte vigjilent dhe ti shërbejë interesave të gjëra për qetësimit të gjakrave dhe të amortizojë përshkallëzimin e situatës. Përmes kësaj Komunikatë ju drejtohemi në mënyrë të drejtpërdrejt juve, kushtimisht thënë “President” dhe të gjithë atyre të llojit të juaj.

“Deklarata e partive shqiptare” nuk cenon shtetin e as identitetin dhe të kaluarën e historike të asnjë etniteti të caktuar.

“Deklarata e partive shqiptare” në radhë të parë parasheh parandalimin e zgjidhjes së një Presidenti, Kryeministri dhe Qeverie jo kompetente dhe kriminale siç kishim deri më tani. Nuk do të lejojmë shpërdorimin e Ligjeve, Buxhetit dhe jetëve të personave të pafajshëm.

Së shpejti do të vendosim themelet e shtetit ligjor, barazisë mes të gjithë etniteteve dhe do të punojmë pareshtur për progres socio-ekonomik. Këto janë standarde evropiane dhe interes strategjik i të gjithë qytetarëve të Republikës!”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button