Vazhdojnë shkeljet e Izraelit ndaj palestinezëve

Ekipet e bashkisë së Jerusalemit të lidhur me Izraelin kanë shembur një shtëpi në ndërtim dhe një ndërtesë ku jetonin familjet palestineze në Jerusalemin Lindor nën okupim, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtari i Komitetit për ndjekjen popullore në rajonin Isevijje në Jerusalemin Lindor, Muhammed Ebu’l Hums, tha se ekipet të cilat kanë ardhur në rajon nën masa të gjera të sigurisë nga policia izraelite me arsyetimin se ishin “pa leje” kanë shembur një shtëpi që ishte në ndërtim e sipër si dhe një ndërtesë dykatëshe ku jetonin 3 familje.

Duke theksuar se ekipet të cilat kanë vepruar nën shoqërimin e policisë kanë nxjerrë jashtë shtëpive me detyrim familjet, Ebu’l Hums është shprehur se palestinezët përveç shembjes së shtëpisë janë përballur edhe me gjoba të rënda monetare nga bashkia.

Ndërsa asnjë deklaratë nuk është bërë nga bashkia e Jerusalemit në lidhje me shembjet.

Autoritetet izraelite me arsyetimin se janë pa leje kërcënojnë për shembjen e ndërtesave të mijëra palestinezëve, nga 50 mijë që ndodhen në territorin nën okupim në Jerusalemin Lindor.

Duke bërë të ditur se bashkia e lidhur me Izraelin shmanget të japë leje ndërtimi për ta dhe se veprimet në fjalë nuk kanë asnjë bazë ligjore, palestinezët theksojnë se kjo është “pjesë e politikës së Izraelit për të frikësuar dhe për të tjetërsuar qytetin me hebrenj”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button