Ivanov nuk ia jep mandatin Zaevit (VIDEO)

“Platforma është e përgatitur në vend të huaj dhe kjo është pengesë që të mos ia japë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev”, tha kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, në konferencën për shtyp, raporton Portalb.mk.

Ivanov thotë se me Platformën e Shqiptarëve, Maqedonia është shantazhuar dhe është peng i platformës së shtetit të huaj.

“Në vend që ta hedhin poshtë, disa menjëherë filluan që me atë të tregtojnë. Për të ardhmen e shtetit nuk mund të diskutohet. Pranimi i platformës së huaj është e dënueshme. Nga faktori ndërkombëtarë pres që ta dënojë të njëjtën”, tha Ivanov, duke shtuar që “qytetarët le të flenë rehat pasi që ai nuk do t’ia jep mandatin Zaevit”

Ivanov njoftoi se shumica parlamentare është arritur, por sipas ekspertëve juridik, të rëndësishme janë afat dhe të respektohet neni 90 i Kushtetutës, sipas tij, është e patjetërsueshme që pushteti të jet legal dhe legjitim.

Përndryshe, Ivanov është me një linjë me bashkëpartiakun e tij, Nikolla Gruevski i cili për gjërat e njëjta ka diskutuar me Ahmetin dhe pas mossuksesit që të arrijë marrëveshje, porositi se uniteti i shtetit ka rënë dhe se, siç tha, populli duhet të mbrohet.

Tensionet politike përcillen edhe nëpër rrugë ku simpatizantë të VMRO-së do të protestojnë, kundër Platformës Shqiptare.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. ATA, duan te na e bejne me dije se padroni dhe sherbetori nuk mund te veshen me petkun e njejte dhe tw hane ne tavolinen e njejte….
    Taksat duhet ti japin Shqiptaret aq sa me u lane per nje goje buke para…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button