Aurela Gaçe ka përcjellë shumë mesazhe, por ky është më i rëndësishmi

Pothuajse çdo ditë ajo vendos të ndajë me miqtë virtualë momente nga përditshmëria, por asnjëherë pa qëllim, shkruan Revista Class, përcjell Portalb.mk.

Çdo postim, çdo status dhe çdo foto e publikuar nga ajo përcjell një mesazh. Besojmë se e kuptuat që bëhet fjalë për këngëtaren Aurela Gaçe, që nuk di të flasë vetëm përmes muzikës dhe teksteve, por edhe duke u kapur nga gjëra të vogla të përditshmërisë.

Vetëm 3 muaj pas lindjes së vajzës së dytë ajo ka filluar ushtrimet fizike dhe duke njohur karakterin e saj nuk çuditemi aspak. Pas ushtrimit ajo ka gjetur kohë për të përcjellë një mesazh që të gjithë duhet ta lexojnë për t’u motivuar dhe për të parë anën pozitive të gjërave.

“Nuk bëj stërvitje për peshën.(Pesha pak rëndësi ka për publikun që më do). Bëj stërvitje për shëndetin tim fizik e mendor. Bëj stërvitje që të jem e fortë të qëndroj pranë fëmijëve, bëj stërvitje që të mos më merret fryma në skenë kur këndoj nga 3 orë (sepse vetëm ashtu dua të jem në skenë). Bëj stërvitje që fëmijët e mij të kenë modelin përpara syve se vetëm me punë do t’i arrijnë gjërat”, shkruan ajo krahas videos ku është duke luftuar me një thes boksi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button