Shkup, sulmohet me vezë vetura e Zoran Zaevit

Vetura e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaevit, sot është sulmuar me vezë për derisa lëvizte kah selia e partisë në rrugën Bihaçka, njoftoi portali proqeveritar maqedonas “Zhurnal.net, transmeton Portalb.mk.

jajca

Tani për tani, nuk dihet se kush është sulmuesi i veturës. Rikujtojmë se dje u sulmuan fizikisht dy gazetarë të portalit A1on gjatë protestave të iniciativës proqeveritare “Për Maqedoninë e bashkuar”. Pas deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, për televizionin e afërt me partinë e tij “Sitel”, në lidhje me atë se “ai nuk do të mbart përgjegjësi për destabilizim të situatës” dhe ftesës së tij “për mobilizim të popullit”, sulmet e dhunshme gjatë kësaj jave janë rritur.

Fizikisht është sulmuar edhe një vajzë, nga persona të panjohur pasi që ajo ka pasur të vendosur shami në kokë.

Porositë nga “personat e fshehtë”, por megjithatë të përputhura me “skenarin” e paralajmëruar të VMRO-DPMNE-së, janë të adresuara ndaj partisë së Zaevit, pasi që i njëjti ra në pajtim për një ligj të ri për gjuhën shqipe.

“Mos e shisni shtetin”, porosi me këso përmbajtjesh janë shpërndarë në mbarë Maqedoninë për funksionarët e LSDM-së, pasi ata janë afër koalicionimit me BDI-në. Të njëjtat, janë të mbushura me nacionalizëm, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes.

Gjithashtum “Mëhalla e Gjerë” e Manastirit, dje në mëngjes ishte i vërshuar me bankënota të falsifikuar prej 1.000 denarëve të shtypura në gjuhën shqipe, por edhe me broshura në të cilat shkruhet “dënim prej 5.000 eurove për të gjithë ata që nuk dinë gjuhë shqipe”

Ministri i MPB-së në një konferencë për shtyp, sot tha se MPB-së i dënon ngjarjet e fundit dhe ju siguron se MPB do t’i shfrytëzojë të gjitha kapacitetet për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve.

“Do të sanksionohet të gjitha përpjekjet për prishjen e rendit dhe paqes publike”, tha Nuhiu. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button