Ja 5 taktika për të njoftuar dikë që ju pëlqen

Të mos kesh dikë pranë shpesh herë është zgjedhje, por herë të tjera, është problem. Personat e ndrojtur janë ato që kanë më shumë probleme në zgjerimin e rrethit të tyre shoqëror, ndaj një grup psikologësh amerikanë pas disa anketimeve kanë gjetur 5 mënyra se si mund të njohim njerëz të rinj.

1. Merruni me aktivitete sportive
Të merresh me aktivitete sportive qoftë dhe vrap, të jep mundësinë që të shoqërohesh dhe të njohësh sa më shumë njerëz të rinj. Madje afrimi me persona të rinj është aq e thjeshtë, sa argëtuese pasi ju nuk duhet të viheni në siklet, kur pyesni dikë t’ju pasojë topin, ose se si ja del të vrapojë aq shpejt.

2. Buzëqeshni dhe shkëmbeni kontakte me sy 
Të qënit e/i qeshur i bën njerëzit të ndihen më të lirshëm për t’ju afruar, pasi ju nuk i vendosni barriera atij/asaj, ndërkohë që shikimi mund ti japë një shenjë pozive që të afrohet.

3. Puna vullntere 
Të merresh me punë vullnetare përveç se të bën të ndihmosh komunitetin, të jep mundësinë  të njohësh persona të rinj, të cilët ndajnë me ju të njëjtat pikëpamje për jetën.

4. Investoni për vetën 
Të investosh për veten është gjë e mirë, pasi të bën të ndihesh mirë dhe rehat me veten (shkoni në një qendër estetike ose sallon bukurie). Të ndjerit i/e bukur do ju çlirojë nga komplekset.

5. Rilidhu me miqtë e vjetër 
Ndonjëherë të takosh miq të vjetër të bën mirë, pasi nëse dikur mund të ketë pasur diçka që është lënë pezull keni mundësinë ta rifitoni atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button