Grubi thotë se LSDM-ja e ka pranuar kushtin e Platformës, BDI-ja e pavendosur (VIDEO)

Shefi i kabinetit të liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, Artan Grubi, mbrëmë në emisionin “Click” plus tha se LSDM-ja e ka pranuar Platformën shqiptare, njofton Portalb.mk.

“Më me rëndësi është që Platforma është pranuar nga LSDM-ja dhe do të zbatohet”, tha Grubi.

Nga ana tjetër, “BDI-ja ende është e pavendosur”, kjo ishte deklarata e shefit të partisë, Ali Ahmeti, gjatë takimit me ambasadorin e Suedisë në Shkup, Mats Stafanson.

Grubi, përpara rreth një muaji, në emisionin “200” deklaroi se “nëse LSDM-ja pranon platformën e përbashkët të partive shqiptare dhe konkretisht kushtin për zyrtarizmin e gjuhës shqipe, nuk do të ketë pengesë tjetër për formimin e koalicionit”.

“Nuk shoh arsye pse mos ta pranojë. Besoj që do të jenë reflektues në lidhje me këtë dhe nuk shoh asnjë maqedonas pse mos ta pranojë për arsye se kjo platformë i ndihmon kohezionit shoqëror, një barabarësie qytetarësh dhe i bën mirë shëndetit të Republikës së Maqedonisë. A mendoni atëherë se negociatat mund të përfundojnë shpejtë në qoftë se ka një frymë të tillë? Në qoftë se ka frymë konstruktive dhe në qoftë se ka gatishmëri për t’i reflektuar këto nevoja, po, absolutisht po”, tha Grubi.

Në lidhje me çështjen e koalicionimit mes BDI-së dhe LSDM-së, nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska tha se në partinë e Ahmetit, ka njerëz që duan të vazhdojë bashkëpunimi me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit.

BDI ende s’ka vendosur nëse do të hyjë në koalicion me LSDM-në ose ta përkrahë siç thanë ata Qeverinë  e Pakicës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button