Lajm i pushtuar nga amatorizmi

[Recension: « Foto » Shkupi pushtohet nga grafite kërcënuese]

Gazetari nuk guxon të ndikohet nga rrethanat, për të cilat raporton. Raportimi me emocione kalon vijat e profesionit, e në vend se të informojë, gazetari shndërrohet në makineri propaganduese që imponon mendim. Në tekstin që po recensojmë,  sillen përfundime duke mos u bazuar në dëshmi dhe fakte. Gjithashtu, tekstit në fjalë i mungojnë elemente, të cilat bëjnë që në këtë artikull të mos të ketë lajm në kuptimin e plotë të fjalës.

Shkupi është mbushur nga grafite me porosi të ndryshme, ndër të cilat është ai kërcënues “Revolveri dhe Kamata!”, por edhe porosia “Me mburojën ose ndaj tij”.

Si për fillim, teksti ia huq me përkthimin e mbishkrimeve. Përkthimi tekstual ose fjalë-për-fjale i tyre dhe moszbërthimi i kontekstit të mbishkrimeve, bën që lexuesi t’i shmanget artikullit dhe kështu të mos informohet. E gjithë kjo si pasojë e qasjes jo profesionale ndaj fenomenit, për të cilin raportohet.

Shkupi pushtohet nga grafite screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “« Foto » Shkupi pushtohet nga grafite kërcënuese
Data dhe koha e publikimit: 25.02.2017
Data e recensionit: 26.02.2017
Recensues: Adrian Kerimi

Ndonëse askund nuk thuhet, teksti sjell konstatime dhe tenton të bindë (vetëm me pretendime) se mbishkrimet i janë kushtuar opozitës. Derisa është potencuar opozita, nuk është kërkuar qëndrimi i saj, për të pyetur se si i komenton opoyita mbishkrimet, që gjoja sipas përmbajtjes, i janë adresuar asaj.

Këto janë porosi që i përcillen dikujt, që nënkuptohet opozitës maqedonase, e cila është në prag të formimit të Qeverisë. Këto foto janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale, duke theksuar se asnjëherë nuk do të lejohet federalizimi i Maqedonisë dhe aplikimi i dygjuhësisë.

Se teksti është bërë ‘shkel e shko’ dhe se dyshohet për kopje nga një medium tjetër, dëshmon edhe fakti që në tekst nuk tregohet as vendi apo lokacionet se ku janë bërë mbishkrimet. Gazetari nuk ka të drejtë që të gjeneralizojë çështjet duke u thirrur në faktin se mbishkrimet janë bërë në Shkup. Pra, kjo vërteton se autori nuk ka qenë në terren dhe se nuk ka informacion se në cilën pjesë ose lagje të Shkupit janë bërë mbishkrimet.

Lajmi është i paplotësuar! Gazetarët profesionistë, në këtë rast, do të kërkonin qëndrimin e organeve kompetente, pra të policisë, për të pyetur nëse është denoncuar kjo gjë dhe vallë është nisur hetim për këto vepra. Gjithashtu, autori ka përtuar të konsultojë ekspert apo njohës stë problematikës për të komentuar ndikimin e këtyre mbishkrimeve në opinion. Pra, lajmi si i tillë është thjeshtë një kopjim ose përkthim nga një medie tjetër, që nuk informon për asgjë më konkrete dhe, për më tepër, krijon pasiguri dhe nxitje në rrafshin ndëretnik.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP