Nuk ka haber nga Ivanovi: Kabineti i tij, i pakapshëm për gazetarët

Kabineti i kryetarit Gjorgje Ivanov është i pakapshëm për pyetjet e gazetarëve. Fokus në disa raste në mëngjes u mundua të marrë përgjigje në lidhje me ndarjen e mandatit për Qeverinë e re që kur Zoran Zaevi, lideri i LSDM-së, të hënën i dorëzoi 67 nënshkrime, por në kabinetin e kryetarit askush nuk përgjigjet në thirrjet telefonike, njofton Portalb.mk.

Edhe në LSDM akoma nuk kanë informacion se nëse sot Ivanov do ta ftojë liderin e partisë që t’ia ndajë mandatin.

Në mëngjes, partia e Pavle Trajanov, por edhe parti tjera politike e ftuan Ivanovin që sot t’ia ndajë mandatin për krijimin e Qeverisë së re Zoran Zaevit i cili ka marrë mbështetje prej 67 deputetëve.

Në pajtim me Kushtetutën, mandat për krijimin e Qeverisë, merr partia ose partitë të cilat kanë siguruar shumicë në Kuvend.

Lidhja Demokrate  paralajmëroi se gjendja e shtetit mund të komplikohet në mënyrë dramatike për deri sa Parlamenti vazhdon të mbetet pa kryetar, qeveri teknike, a lideri i partisë qeverisëse fton dhe organizon protestë me qëllim që të bllokohet formimi i Qeverisë.

Stejt Departamenti dje ftoi liderët maqedonas të formojnë Qeveri të Re pa stërzgjatje, ndërsa më parë edhe Kuvendi Evropian porositi “formim të Qeverisë se Re, të qëndrueshme dhe përgjegjëse dhe tranzicion transparent, në pajtim me kërkesat dhe procedurat kushtetuese dhe ligjore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button