Selmani: Nikolla Gruevski është përgjegjës për sulmin ndaj gazetarëve

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, e akuzoi liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, se është përgjegjës për sulmin ndaj gazetarëve që dje ndodhi gjatë protestës së iniciativës proqeveritare “Për Maqedoni të përbashkët”, njofton Portalb.mk.

“Dua të dërgoj porosi se çfarëdo që t’u ndodhë gazetarëve nga ky moment personalisht e vlerësojmë si përgjegjës Nikolla Gruevskin dhe grupin e tij. Pasi që ai pengon, transferim normal dhe të qetë të pushtetit në Maqedoni dhe për të gjitha pasojat që do të ndodhin do të shkojnë në adresë të tij. Unë jam i sigurt se një ditë drejtësia do të arrijë dhe do të përgjigjet për këtë maltretim të të gjitha opinionit në Maqedoni”, deklaroi Selmani.

Ai rikujtoi se gjatë kohës së Gruevskit janë burgosur dy gazetarë, kanë ndodhur mbi 40 sulme ndaj gazetarëve, u mbyll televizioni më i shikuar A1, u bë fushatë kundër diskreditimit dhe linçimit të gazetarëve.

Selmani sot ka pasur takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, të cilin e ka alarmuar se siguria e gazetarëve është në kërcënim dhe kërkoi nga policia që t’i mbrojë ata nga dhunuesit, pasi që nëse tani MPB dhe institucionet tjera nuk reagojnë seriozisht, atëherë mund të ketë edhe pasoja më serioze ndaj jetës së gazetarëve.

“E luta ministrin që të dërgojë letër deri te përfaqësuesit e policisë, në protesta të kenë kujdes ndaj sigurisë së gazetarëve. Përgjegjësia nuk është vetëm që të sanksionohen veprat penale, por edhe të parandalohen të njëjtat që të mos vijë deri te sulmi ndaj gazetarëve”, tha Selmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button