RDK: Patriotizmi i rrejshëm për interesa personale duhet të përfundoj 

Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se situata në vend është mjaftë serioze dhe delikate dhe nuk duhet në asnjë mënyrë lejuar që kjo situatë të del jashtë kontrollit.

“Kjo situatë kërkon maturi të lartë veprimi, dhe ne besojmë fuqishëm se vendi ynë ka kapacitet të dëshmojë pjekuri të lartë që mos të bie pre e provokimeve dhe manipulimeve me emocionet e tyre nga ana e disa grupacioneve destruktive që edhe më tutje tentojnë të strehohen në emër të patriotizmit të rrejshëm. Këtë kapacitet të pjekurisë së lartë, popullata e ka dëshmuar në vazhdimësi gjatë kësaj periudhe kohore, sidomos gjatë ngjarjeve të Kumanovës, ku në asnjë moment nuk rranë pre e manipulimit masiv”, thuhet në kumtesën e RDK-së.

Rilindja Demokratike Kombëtare fton popullatën maqedonase “që të mos bien pre e manipulimit me emocionet e tyre nga ana e disa grupacioneve destruktive që sërish tentojnë të strehohen në emër të patriotizmit të rrejshëm”.

“Ne besojmë, se popullata maqedonase e ka të freskët memorien e viteve 90-ta, ku grupacione të njëjta destruktive protestonin kundër Akademisë Pedagogjike, ndërsa tani janë dëshmitarë të disa universiteteve në gjuhën shqipe, ndërsa Maqedonia vazhdon të jetë e pa cenuar edhe sot e kësaj dite. Manipulimi identik, nga grupacioni i njëjtë destruktiv, se gjoja zyrtarizmi i gjuhës shqipe do të cenojë Maqedoninë, nuk është asgjë tjetër përpos manipulim me emocionet e popullatës, e ngjajshme si ajo me Akademinë Pedagogjike. Popullata maqedonase duhet t’i izoloj këta grupacione destruktive sepse nesër do të turpërohen nga vetja e tyre, dhe do të turpërojnë edhe fëmijët e tyre se si kanë ra pre e këtyre manipulimeve, sa për të strehuar këto grupacione destruktive. Zyrtarizimi i gjuhës shqipe nuk e cenon Maqedoninë, por përkundrazi, e forcon edhe më shumë me gjithë koloritin kulturorë dhe gjuhësorë që posedon shteti. Rilindja Demokratike Kombëtare fton të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që mos të bien pre e këtyre grupacioneve destruktive sepse këto grupe nuk kanë etnitet, dhe se qëllimi i tyre nuk është asgjë tjetër përpos strehimit në kuadër të patriotizmit. Këto grupacione luftojnë kundër partisë së tyre, shtetit, por edhe vet popullit të tyre, dhe prandaj këta duhet izoluar nga të gjithë ne. Ka ardhur koha që shteti të pranojë dobësitë dhe përparësitë reale, me qëllim që të fillojmë një ndërtim të ri natyral të zhvillimit të shtetit”, thonë nga RDK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button