Sheqerinska flet për zyrtarizimin e gjuhës shqipe (VIDEO)

“Nuk është e saktë se për momentin që tani duhet të bëjmë debat filozofik ose kushtetues në lidhje me atë se a është gjuha shqipe zyrtare ose jo. Në pajtueshmëri me amandamentet, që nga viti 2001/2002, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, ashtu sikur ajo është e rregulluar me Kushtetutën dhe ligjet”, kështu shprehet nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shqerinska, në emisionin “200” në Alsat M, njofton Portalb.mk.

“Jemi zotuar se do të qëndrojmë pas zgjidhjes që çështja e gjuhës shqipe të zgjidhet në korniza të Kushtetutës dhe e njëjta maksimalisht do ta zgjerojë përdorimin e gjuhës shqipe në bazë kushtetutës dhe ligjeve”, theksoi Sheqerinska.

Sheqerinska nuk zbuloi shumë për ligjin e ri për gjuhën shqipe, por vetëm që “komunikimi i shkrimit zyrtar me institucionet e vendit në nivel republikan, do të jetë në gjuhën amë, pra shqiptarët në gjuhën shqipe do t’i kërkojnë dhe do t’i marrin dokumente, informatat apo shërbimet”.

Në lidhje me atë se kur do të fillojë procedura kuvendore, ajo thekson se pas zgjidhjes së çështjes me mandatin, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë, LSDM do të del me një pako të ligjeve të cilat ua ka premtuar qytetarëve.

“Do të kemi një pako të parë të ligjeve, të cilat ua kemi premtuar qytetarëve të Maqedonisë dhe për të cilat diskutuam. Në to do të jenë mbështetje për PSP-në, mbështetje për procesin e kthimit të shtetit ligjor për anëtarësim në BE dhe NATO dhe një tekst të harmonizuar”, theksoi Sheqerinska.

Në lidhje me çështjen e koalicionimit mes BDI-së dhe LSDM-së, Sheqerinska thotë se në partinë e Ahmetit, ka njerëz që duan të vazhdojë bashkëpunimi me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button