Koreja e Jugut paralajmëron Phenianin për fillimin e manovrave

Koreja e Jugut iu bashkua SHBA-ve të mërkurën në fillimin e stërvitjes ushtarake vjetore që kanë provokuar tensione me Korenë e Veriut, e cila i sheh këto si përgatitje për luftë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stërvitjet e këtij viti përkojnë me situatën tashmë delikate pasi Seuli dhe Washingtoni janë duke avancuar planin për vendosjen e sistemit anti-raketor THAAD, pas testimit të ndaluar të raketës balistike të Koresë së Veriut muajin e kaluar.

Stërvitja “Foal Eagle” do të vazhdojë deri në fund të prillit bashku me një tjetër stërvitje të quajtur “Key Reslove” e cila do të fillojë më 13 mars, thonë nga Ministria e Mbrojtjes të Koresë së Jugut.

SHBA-të pritet të demonstrojnë forcën e saj duke dërguar mjete të fuqishme ushtarake në krye të rreth 30.000 trupave amerikane të stacionuara tashmë në gadishull.

Në fjalimin e mbajtur me rastin e 98-vjetorit të Lëvizjes koreane për Pavarësi-1 Marsi, Ushtruesi i Detyrës të Presidentit të Koresë së Jugut dhe kryeministri Hwang Kyo-Ahn paralajmëroi se aleatët janë të gatshëm që të përballen me Phenianin.

“Ne do të ndëshkojmë fuqimisht çdo provokim dhe kërcënim nga Koreja e Veriut në bazë të aleancës së fuqishme Seul-Washington”, citohet të ketë thënë Hwang nga agjencia lokale e lajmeve Yonhap.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button