Juve përmbys Napolin, i afrohet finales në Kupën e Italisë

Juventusi ka mposhtur 3 me 1 Napolin në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë, për t’iu afruar edhe më shumë finales së madhe, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

“Zonja e Vjetër” arriti këtë fitore të rëndësishme duke u kthyer nga disavantazhi i pjesës së parë.

Jose Callejon shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 36-të, që doli të ishte goli i vetëm për Napolin.

Në pjesën e dytë, Paulo Dybala barazoi gjithçka në fillim me një gjuajte të saktë nga penaltia.

Në minutën e 64-të, ish-sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain, kaloi Juven në epërsi, ndërsa fitoren e vulosi Dybala me një tjetër gol nga pika e bardhë.

Takimi i kthimit zhvillohet më 5 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button