Digjet tërësisht çerdhja “8 Prilli” në Shuto Orizarë (VIDEO)

Çerdhja “8 prilli” në Komunën e Shuto Orizares mbrëmë është djegur tërësisht ndërsa ekipet e zjarrëfikësve ende jan në terren dhe po luftojnë me flakët. Kryetari i Komunes, Elvis Bajram, deklaroi për TV SHENJA se ky është një problem i madh për këtë Komunë. Ai tha se nuk e din arsyen nga se u shkaktua zjarri por se thuhet se mund të jetë hedhur diçka në kazanet e lëndës djegëse për ngrohje, raporton TV “Shenja“.

Mbi 150 fëmijë kanë ngelur pa çerdhe. Kryetari Bajram thotë se në këtë çerdhe kanë qëndruar edhe fëmijët e pastrehë ndërsa nuk kanë paguar para për edukim në të edhe fëmijët e familjeve që janë raste sociale. Ai për TV SHENJA tha se është i zgjënjuer nga njësitet e zjarrëfikësve pasi ato kanë ardhur me 25 minuta vonesë dhe mezi kanë arritur në vendin e gjarjes.

Nga Komuna shpresojnë se do të kenë ndihmë nga Ministritë kompetente për ndërtimin e çerdhes së re, por dhe që të gjejnë zgjidhje sa më të shpejtë për fëmijët.

Ekipet e zjarrfikësve janë ende duke punuar për ta fikur zjarrin në tërësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button