Angellov: Deklaratat e Gruevskit mund të shkaktojnë incidente serioze (VIDEO)

“Deklaratat e papërgjegjshme nga ana e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski mund të shkaktojnë incidente serioze dhe pasoja për sigurinë e Republikës së Maqedonisë. U bëjmë thirrje të gjitha subjekteve politike që të veprojnë në drejtim të qetësimit të gjendjes, dhe jo të ndezjes”, tha kryetari i partisë Dinjiteti, Stojançe Angellov, njofton Portalb.mk.

“Në këtë gjendje të ndjeshme të shtetit edhe më shumë po thellohet me zvarritjen e hënies së mandatit nga ana e kryetarit Gjorge Ivanov. I bëj thirrje Ivanovit që menjëherë ta jep mandatin për formim të Qeverisë, njëkohësisht i bëj thirrje edhe LSDM-së dhe Zoran Zaevit që të jetë i kujdesshëm dhe ta mbajë premtimin se nuk do të pranohet asnjë kërkesë nga e ashtuquajtura Platforma e Tiranës, e cila del nga kornizat e Kushtetutës së RM-së si dhe jashtë nevoja të qytetarëve të Maqedonisë”, tha Angellov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button